• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

10/24/2014

Qumeshti i gjirit ben mrekullira

Vetem 52% e grave ushqen me gji femijen e vet ne gjashte muajt e pare te jetes:


Dhe megjithate duhet thene se eshte menyra me e shendeteshme per te ushqyer nje te sapolindur , duke e mbrojtur ate nga shume semundje .
Ja disa rregulla qe duhen ndjekur nga nenat e reja .


Qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i mire per nje te sapolindur :ushqen ne menyre te plote dhe mbron nga shume semundje e infeksione .

Zakoni dhe raporti i te ushqyerit me gji ndertohet qe ne hapat e para te jetes se femijes .Dhe per kete arsye menjehere pas lindjes keshillohet qe femija te vendoset ne kontakt me gjirin,te pakten per nje ore .
Edhe pse i sapo lindur femija eshte ne gjendje te gjeje gjirin ne menyre instiktive .Ky eshte nje moment i privilegjuar i nje kontakti te thelle ,i njohur ndryshe (bonding)  

Ne hapat e para pas shtatezanise Nena prodhon (kulloshtren ) nje leng i trashe  ne te verdhe ,shume i pasur me substanca ushqyese ,shume te nevojeshme keto si per pjekurine intestinale ,ashtu dhe per mbeshtetjen e sistemit imunitar ,qe eshte shume i dobet tek te sapolindurit .

Per sa i perket qumeshtit ai eshte i pasur me proteina e kripra minerale ,gjithashtu ai ka me pak yndyre dhe permbajtje sheqeri .
Dhe rreth dites se trete pas lindjes kulloshtra fillon e humbet ngjyren e vet duke u bere me e bardhe ,dhe me e trashe ,me kremoze ,duke u transformuar ne ate qe e quajne "qumeshti i tranzicionit " Do te duhet akoma rreth nje jave perpara se gjiri i nenes te prodhoje ,qumeshtin e duhur ,i cili do ti ofroje femijes te gjitha substancat ushqyese  qe ka nevoje femija ne gjashte muajt e pare te jetes .

Ja disa rregulla per te favorizuar ushqyerjen me gji :

Te ushqehet femija ne baze te kerkeses se tije pa ndjekur oraret e nevojshme .Mesatarisht ne gjashte muajt e pare te jetes femijet kerkojne te pine 8 - 14 here ne dite ,por ka nje ndryshueshmeri te madhe sipas kerkeses per ushqim nga njeri femije tek tjetri 

;Eshte e keshillueshme prioriteti i vendosjes se femijes nga njeri gji ne tjetrin dhe mundesisht koha varion nga 8-10 minuta .Sigurisht nuk duhet forcuar  ne kete drejtim duke i dhene alternativen e lire te zgjedhjes ,por nese konstatoni se femija eshte akoma i uritur mund ti ofroni (mamellen) gjirin e dyte ; 

Mos  i jepni femijes ushqim tjeter pervec se qumeshtit te gjirit ,per gjashte muajt e pare .Femija nese konsumon qumesht gjiri nuk ka nevoje as per uje .Ne kete faze te jetes , ne fakt kur te kuptoni se femija ka etje ,jepini te pije nga gjiri ,duke marre ate qe quhet "qumeshti i pare" i cili eshte me i pasur me uje dhe sheqer ;
 - evitoni perdorimin e biberoneve dhe gjinjeve fallco.
Nuk eshte e nevojshme larja e  gjinjeve mbas cdo ushqyerje te femijes :
ato jane te ndertuara ne menyre te tille qe parashikojne nje dizinfektim natyral;

Gjate ushqyerjes me gji nena mund te haje ate qe deshiron ,pa asnje limit ,por ne menyre kategorike duhet te evitohen cigaret dhe alkoli .

Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians