• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

10/01/2015

Qipro: Pse ne duhet të shkojmë me pushime në ishullin e Afërditës

Qipro dhe bukurite natyrore qe ajo paraqet 


 'Plazhet me te bukura te Qipros

Plazhet e Qipros.

 Cilat janë më të bukurat per tu vizituar? Vështirë se mund te zgjedhim lehtesisht, ne nje vend ku dielli mbizoteron per  320 dite rresht. 780 kilometra plazhe me rërë të bardhë, shkëmbinj, guralece dhe gurë, rërë gri,dhe me ujë transparent e  të pastër ,qe të gjitha me hyrje të lirë pa pagese .Gjithashtu per sa i perket cmimeve ne kete vend  jane  nga me te ulëtat e  Mesdheut (shtatë euro e gjysem  per dy shezlone dhe një ombrellë për të gjithë ditën). Plazhet e Qipros gjithashtu numerojne 56 Flamuj Blu, numri i të cilëve rritet çdo vit.


TROODOS:  Qiproja bizantine  dhe natyraliste

pamje-malore-TROODOS



Qiproja është në thelb bizantine. Historia e ishullit të tretë më të madh në Mesdhe, është një sekuencë e gjatë e sundimit të huaj, por sidomos e bijeve të Arcadios, edhe per një çështje afërsisie gjeografike.
 Sot, populli i Qipros është i ndarë në qipriotët grekë (gati 80%) dhe qipriotet turq (minoriteti qe zënë veriun e vendit, e pushtuar nga turqit në vitin 1974, i cili nuk njihet si shtet nga bashkësia ndërkombëtare).


Protaras dhe Ayia Napa: përkëdheljet e detit



Në majën lindore të Qipros dy vendet qe  më shumë se të tjerët tërheqin turistët janë Protaras dhe Ayia Napa. Deti turk dhe  ngrohtesia  që vjen nga banorët paqësore të zonës te ftojnë  dhe sikur te ishte  një vizitë prej disa ditësh.

Pafos: pamje mozaike, deti dhe birre



Pafos është ndoshta qyteti më pak i njohur i  Qipros, por fale cmimeve si te udhetimit ashtu dhe te shpenzimit  me kosto të ulët po bëhet një pikë referimi për ata që preferojnë të jetojnë një pushim clodhes dhe relaksues ne hotele (all inclusive ) të gjitha te përfshira. Por eskursionet ne  natyre dhe turnet  kulturore nuk mungojne  , madje edhe duke qëndruar në qytet, kjo i jep PAFOSIT nje  karakteristike të veçante që e bënë atë unik.


Qipro: çfarë  të shikosh  dhe se si ta  vizitosh ate

Harta- e Cipros














Ishulli i Qipros, i formuar nga ana e Republikës së Qipros dhe të Qipros Veriore (zonë e pushtuar nga Turqia), është ishulli i tretë më i madh në Mesdhe. 

Kur i referohemi  Qipros, në fakt i referohemi pjeses se  parë, ose ndryshe Republikës se Qipros , pasi Qiproja Veriore është një zonë e njohur zyrtarisht vetëm nga Turqia, e cila e  pushtoi ate  që nga viti 1974. Situata ushtarake tani është e qetë dhe klima politike më e relaksuar ; ju mund të vizitoni Qipron Veriore ndër udhëtimet ditore.








Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians